Në rrjetet sociale sërish po bëhet thirrje për tiu bashkuar sërish protetës së radhës sot pasdite. Protestat kanë nisur prej 4 ditësh pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.
Protestuesit janë kryesish të rinj dhe një nga thirrjet e tyre është: Drejtësi për Klodianin!
Protestës do i bashkohet edhe Genc Sejko e Stresi.
“Sot në orën 18.00 unë do jem në shesh, në mbështetje të rinisë së revoltuar” shkruan Genc Sejko
“ Historia nuk mban mend ata që rrinë në kafe.”
Edhe Stresi në një postim në Instagram lajmëroi se do të jetë në shesh.
“Tu mendu për nesër në oren 18:00 unë jam me ju nesër sapo të mblidhemime shumicë do jem aty si fantazëm ju betohem në zot që s kam asnjë lloj synimi politik, nuk më intereson askush në këto momente përveç drejtësisë. Nesër më dërgoni të gjithë infot, videot, postoblloqet që të jemë pjesë e protestës dhe të bëhem me ju. unëjamKlodjani.”