Bardhi: Keqqeverisja dhe dhuna 7 vjeçare e Ramës, shkaktarët e vetëm të revoltës së të rinjve

Shqipëria

Bardhi: Keqqeverisja dhe dhuna 7 vjeçare e Ramës, shkaktarët e vetëm të revoltës së të rinjve

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Bardhi dhe Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra në Twitter nga kryeministri Rama për protestat.

Bardhi shprehet se dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve

Gazmend Bardhi: Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij.

Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat