Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar vargjet e një elegjie labe, që ia kanë ngritur të riut Klodian Rasha, vrarë nga Policia e Shtetit.
Në këtë këngë vaji, ngritur vetëm 4 ditë pas vdekjes, thuhet:
O polic o faqezi!
Vrave Klodin djalëflori
Duke ecur në trotuar
Pa mëshirë ti e ke vrarë.
T’u thaftë dora e pistoleta
Që largove Klodin nga jeta!
Sa lot shtove te ajo shtëpi
Iku djali shumë I ri.
Nëna, baba, motra qan
Lotët atyre, kush ia mban?!
S’ka më gëzim, as lumturi
Mungon djali në atë shtëpi!