Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Shkodër ku protestuesit dogjën dhe shkatërruan objekte të ndryshme të cilat i nxorrën nga selia e PS.
Balla akuzoi opozitën se kanë qenë organizatorë të protestës.
Taulant Balla: Dhuna dhe vandalizmi ka emër! Sali Berisha, Ilir Meta, Lulëzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë sot nën akuzë publike për këto akte dhune dhe sponsorizimin e tyre.
Protesta e Shkodrës u thirr sot nga PDLSI Shkodër dhe nga Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi (në foto). Skenari për sulmin ndaj selisë së PS Shkodër ishte pjesë e këtij organizimi prej tyre!