Një urë e vogël u shërben 4 fshatrave të Njesisë Administrative të Fushë-Kuqes në Kurbin.
Kalimi mbi të është bërë i frikshëm,sipas udhëtarëve që japin alarmin se ajo rrezikon shembjen për shkak të dëmtimeve.
“Këmbët e urës janë kthyer dhe po ta shohësh nga poshtë thua si nuk ke frikë që kalon sipër kësaj ure”, shprehen banorët.
Kjo situatë vijon prej vitesh dhe banorët fajësojnë Bashkinë e Kurbinit për mungesë vëmendje.
Premtimet për ndërhyrje kanë rezultuar gënjeshtra.
“Më zi nuk ka, thonë do e rregullojmë sot do e rregullojmë nesër por asgjë deri tani. Është fatkeqësi që jetojmë në Shqipëri”, shprehen banorët.
Problem në këtë zonë janë dhe mbetjet urbane, dhe inertet si dhe rrugët e shkatërruara.
Banorët tregojnë se kjo zonë është lënë në harrese nga pushteti vendor.
“Nuk kemi ku të ankohemi se nuk merret njeri, nuk duan t’ia dinë a është njëri gjallë këtu apo jo”, shprehen banorët.
Në hyrje të urës është vendosur një tabelë që ndalon kalimin e mjeteve të rënda.
Por kjo nuk zbatohet dhe në këtë situatë frika është se nuk nuk do të jetë e largët dita kur ajo do të shembet plotësisht e të izolojë mijëra banorë.