Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është arrestuar si shkak i një aksidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Fermë në vendin e quajtur “Kalçeto”.
Sipas detajeve të para të policisë një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë tip “Lifan” në të cilën udhëtonte shtetasi me iniciale R.T, 60 vjeç.
Për pasojë, 60 vjeçari ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi A.S, 26 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.