Policia e Shtetit, pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Krujës, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 shtetas.
Shtetasit qe jane vene ne arrest me burg jane:
Hasan Kroje, Glodjan Kroji, Leonard Kroji, Nazmi Maloku, Ymer Maloku, Ervin Leka, Sajmir Zaja, Avni Ferra, Haxhi Mema, Saba Sallaku.
Te arrestuar ne flagrance: Glodjan Zaja dhe Altin Kroji.
U be shpallja ne kerkim e shtetasve: Blerim Durma, Ilir Kroje, Leonard Dema.
Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Krujë dhe RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.