Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm një sërë emrash në PS kanë nisur të përfliten si kandidatura të mundshme, mes tyre dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
I pyetur nga gazetarët në Shkodër sesi do të jetë policia e shtetit nën drejtimin e tij nëse do ti besohet kjo detyrë nga kryeministri Rama ai dha këtë përgjigje.
Balla: Na lini pak të flasim me PS Shkodër për fitoren e 25 prillit.
Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga detyra si Ministër dy ditë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.