Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Transballkanike” në qytetin e Vlorës.
Sikurse mësohet, një automjet ka goditur një këmbësorë, e cila ka marrë plagë serioze.
Raportohet se gruaja e lënduar është dërguar drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hëton për rrethanat e aksidentit.