Është hapur gara ndërkombëtare për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se tuneli i Llogarasë ka qenë ëndërr e të gjitha qeverive dhe premtim elektoral në shumë palë zgjedhje, por do të bëhet realitet në qeverinë Rama.
Balluku tha se ky tunel do të jetë një xhevahir i vyer në gjerdanin infrastrukturor të Jugut.
Ajo tha se kjo do të jetë jo vetëm një zgjidhje teknike, por edhe vizive dhe estetike për rivierën.