Ndërkohë që protesta për Klodianin regjistron ditën e saj të katërt, trazira ka patur edhe sot.
Pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre këta të fundit nisën të shpërndahen nëpër rrugica lagjesh.
E megjithatë edhe policia ka vazhduar t’i ndjekë pas.
Protestuesit deri më tani kanë hedhur kapsolla dhe kanë shkatërruar tabela dhe kosha gjatë marshimit të tyre.