Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit pyesin qytetarët: A duhen larguar Edi Rama dhe Ardi Veliu

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit pyesin qytetarët: A duhen larguar Edi Rama dhe Ardi Veliu

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 23:12
Edi Rama

Vrasja të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka sjellë një reagim të madh mbarëpopullor. Së fundmi disa të rinj kanë hapur edhe një website ‘unjamklodiani.com.’

Në faqen e tyre janë publikuar tre sondazhe ku pyeten qytetarët nëse duan apo jo largimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe të drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ndërkohë që për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj pas largimit nga posti, sondazhi është mbyllur.

Prej katër ditësh të rinjtë në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit kanë dalë në protesta për vrasjen e Rashës duke sulmuar disa institucione në shenjë revolte.

Efektivi i Policisë Nevaldo Hajdaraj që qëlloi për vdekje Rashën pas ndjekjes për shkak të orës policore është sot pas hekurave.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat