Vazhdon ende protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa policia vijon të bëjë shoqërime me dhunë të të rinjve të cilët janë jo më shumë se 14 vjeç.
Forcat "Shqiponja" kanë shoqëruar një të mitur, i cili deklaroi se është 13 vjeç. Policia ndjek të rinjtë dhe ka kryer disa shoqërime.
Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulavardit, ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore.
I riu pretendoi gjithashtu edhe se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar se kanë marrë pjesë në protestë.