Digjet orët e para të mëngjesit ‘Audi’ në Elbasan, dyshimet e para, ja kujt i përket

Shqipëria

Digjet orët e para të mëngjesit ‘Audi’ në Elbasan, dyshimet e para, ja kujt i përket

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit një automjet tip “Audi” me targë As 019 SC është përfshirë nga flakët.

Automjeti rezultoi se është në pronësi të Hyrjan Boshnjaku dhe ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon ky person.

Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat