Me ndarjen nga jeta të mjekut të njohur anestezist, Mihal Kerci, deri më tani në Shqipëri, 25 bluza të bardha kanë humbur betejën me armikun e padukshëm COVID-19.
Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka reaguar përmes një mesazhi prekës lidhur me mjekët që kanë humbur jetën nga ky virus.
Teksa ka publikuar fotot e tyre, Kalo shkruan se ishin "24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve".
Mjeku ka edhe një thirrje për qytetarët, të cilët me sjelljen e tyre mund të nderojnë sakrificën e mjekëve.
Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:
1. Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
2. Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
3. Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
4. Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
5. Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
6. Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
7. Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
8. Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
9. Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
10. Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
11. Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
12. Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
13. Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
14. Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
15. Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
16. Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
17. Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
18. Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
19. Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
20. Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
21. Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
22. Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
23. Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
24. Flutura Hashorva – mjeke pneumologe
25. Elmaz Eltari – mjek infeksionist, Tirane
Postimi i plotë
"KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..
24 yje që do t’i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….
Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numrin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!", shkruan Kalo.