Gazetarja bën krahasimin e reagimeve për protestën: Ne SHBA jeta vlen, në Shqipëri vlejnë pemët dekorative

Shqipëria

Gazetarja bën krahasimin e reagimeve për protestën: Ne SHBA jeta vlen, në Shqipëri vlejnë pemët dekorative

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Gazetarja dhe moderatorja e Tempora Sonila Meço ka reaguar me një shenim në faqen e saj ne facebook pas protestave të fundit si reagim ndaj vrasjes së një të riu 25 vjeçar në Tiranë.

Ajo ka bërë një krahsim të reegimeve gjatë protestës kur u vra një qytetar në SHBA dhe reagimeve të përsonazheve publike në Shqipëri pas ragimieve për vrasjen e Klodianit nga policia.

“Ajo e Amerikës rreshtoi personazhe publike dhe Hollyëood-in delikat pro protestës edhe pse e dhunshme”, shkruan Meço.

Motivi sipas gazetares: Jeta e njeriut me ngjyrë vlen.

“Kjo e jona rreshtoi personazhe publike e shoëbizi kundra protestës edhe pse e dhunshme.

Motivi sipas gazetares së njohur: Qyteti, vitrinat, pemët dekorative vlejnë.

Postimi i plotë

Protestat e Black Live Matters...

Asnjë nevojë për krahasim me protestat e një vendi ku racizmi nuk është rend dite...

Por të dyja nisën nga një vrasje e një personi në shkelje rregullash nga një polici në shkelje ligji.

Të dhunshme? Po!

Dëmtim i pronës publike? Po!

Ajo e Amerikës rreshtoi personazhe publike dhe Hollyëood-in delikat pro protestës edhe pse e dhunshme.

Motivi: Jeta e njeriut me ngjyrë vlen.

Kjo jona rreshtoi personazhe publike e shoëbizi kundra protestës edhe pse e dhunshme.

Motivi: Qyteti, vitrinat, pemët dekorative vlejnë.

Nuk vlejnë krahasimet, por kur disa komuniteteve u vjen në majë të hundës, bota demokratike ua njeh protestën dhe sidomos produktin e saj kur është rezistente dhe e ashpër.

Çfarë kulmesh demokratike janë arritur me lule, petale, ulje në sheshe heshturazi, marshime vetëm me pankarta?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat