Një rast i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.
Disa efektivë policie janë përpjekur të shoqërojnë një të ri te zona e tregut te Medreseja. Pasi kanë hasur rezistencën e tij, efektivët kanë ushtruar edhe dhunë ndaj të riut.
Në pamje shihen teksa i mbyllin gojën dhe hundën me forcë, si dhe përpiqen t’i ulin kokën për ta futur në makinë.
E gjithë kjo skemë është bërë në sy të qytetarëve, të cilët kanë shpërthyer të revoltuar ndaj policëve.