Protesta për Klodian Rashën / Gjykata le në burg tre protestues, sot tubimi i rradhës

Shqipëria

Protesta për Klodian Rashën / Gjykata le në burg tre protestues, sot tubimi i rradhës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Protesta

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për disa protestues, të arrestuar gjatë tubimit të dytë dhe të tretë për Klodian Rashën.

Sipas burimeve, në burg janë lënë 3 protestues, ndërsa për pesë prej tyre u është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Po ashtu, nëntë prej të arrestuarve janë lënë në detyrim paraqitje, ndërsa 30 të tjerë pritet të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës vijojnë, ndërsa në rrjetet sociale është dhënë njoftimi se pasditen e sotme, në orën 18:00, do të mbahet tubimi i radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat