Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës ka arrestuar një person tjetër si të përfshirë në tentativën për trafikimin e sasisë prej 2 tonë kanabis, përmes pikës kufitare të “Hanit të Hotit” drejt Malit të Zi.
U arrestua E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, në Tiranë, duke e çuar në katër numrin e personave të arrestuar për këtë ngjarje kriminale.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020">2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shkodër/ Vijon operacioni policor i koduar “Bozhaj”, shkon në 4 numri i të arrestuarve.
Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 03.11.2020">2020, ku disa persona tentuan të trafikojnë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit drejt vendeve të BE-së.
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë punës së mirorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: E. P., 32 vjeç, banues në lagjen Yrshek, Katund i Ri, Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si një nga bashkëpunëtorët në ngjarjen e datës 03.11.2020">2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, kanë gjetur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 07.12.2020">2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.