Një protestë masive u zhvillua në Shkodër si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në 8 dhjetor në Tiranë.
Protestuesit i vunë flakën disa objekteve në qytet si dhe sendeve që nxorën nga ndërtesa e Partisë Socialiste.
Policia ndërhyri me vonesë duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërrndarë protestuesit, e mbëshetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kurse ata (protestuesit), goditën me sende të forta dhe kapsolla.
Kërkesa e protestës në ditën e katërt radhazi është largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, si përgjegjës për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha.
“Dorëheqje Ardi Veliu! Poshtë kriminelët! Poshtë Ardi Veliu kryefashisti i policisë! “Rama ik!”, “Rama ik!”, “Rama ik”!
Kryeministri Edi Rama i krahasoi protestuesit me terroristët e “Boko Harramit” në Nigeri dhe tha se pas akteve të dhunës qëndrojnë presidenti Ilir Meta, ish-presidenti Sali Berisha, kryetari demokrat opozitar Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.