Rreth 1 orë e gjysmë nga fillimi i protestës së rradhës në sheshet kryesore të Tiranës, Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë janë nisur tashmë për tu dislokuar pranë kryeministrisë dhe ministrisë së brendshme.
Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, dhjetëra furgonë me forcat speciale janë nisur nga reparti i tyre drejt qendrës së kryeqytetit për mbarëvajtjen e protestës.
Në katër protestat e mëparshme nuk kanë munguar përplasjet me qytetarët, shoqërimet, arrestimet por edhe aktet e dhunës.
Protesta e sotme marshim nis në ora 18:00 por pa patur një orar se kur mbyllet.