Sot në orën 18:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës e qytetarëve prë vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Ndërkohë që duket se policia ka nisur nga përgatitjet për çdo rast.
Kjo është dita e pestë që qytetarët do të mblidhen për të kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin.
Protestat e tyre të mëparshme kanë qenë të shoqëruara me trazira të shumta , ndërsa është vënë re edhe pjesëmarrje e madhe e fëmijëve.
Protestuesit tashmë kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu.