Teksa kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga rasti i parë në Shqipëri, Covid 19 ka marrë jetën e 1 mijë e 3 personave në të gjithë vendin.
Ky numër u regjistrua me shifrat e ditës së sotme, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 pacientë.
Shumica e atyre që nuk e kanë fituar dot betejën me virusn e rrezikshëm, janë të moshave kryesisht të mëdha.
Ashtu sikundër shumica kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ka pasur edhe humbje jete të pacientëve pa sëmundje të tjera.
Aktualisht, në të katër spitalet Covid, po marrin trajtim mjekësor 454 pacientë, 23 në terapi intensive, dhe 8 janë të intubuar.