Për Klodianin! Protestë paqësore edhe në Rrëshen

Shqipëria

Për Klodianin! Protestë paqësore edhe në Rrëshen

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Protesta në Rreshen

Pas Vlorës, (ku vetëm 4 qytetarë kanë protestuar) edhe në qytetin e Rrëshenit qytetarët janë mbledhur po ashtu për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Ata nën thirrjet “Rama ik” dhe “drejtësi për Klodianin” kanë organizuar një protestë paqësore në sheshin Abat Doci.

Ndërkohë ata kanë ndezur edhe qirinj.

Ndërsa në kryeqytet pritet që protesta të nisë në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat