​Shqipëri: Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë

Shqipëria

​Shqipëri: Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Protestuesit në natën e pestë të protestës në Tiranë kanë bërë një gjest simbolik gjatë marshimit të tyre.

Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë.

Disa prej tyre morën pjesë në këtë gjest për të simbolizuar vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një polic që ka revoltuar të rinjtë, të cilët prej 5 ditësh po protestojnë.

Gjersa dje ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta në qytetin e Durrësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat