Protestuesit sërish në marshim, drejt drejtorisë së Policisë/ Policia u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Shqipëria

Protestuesit sërish në marshim, drejt drejtorisë së Policisë/ Policia u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
Foto

Protestuesit kanë vendosur të largohen nga Kryeministria. Pasi qëndruan aty për disa minuta ata kanë rinisur marshimin.

Ata tashmë janë tek drejtoria e Policisë Tiranë. Aty policia e cila ka krijuar një gardh me efektivë, është përpjekur t’i ndalojë ata me ujë dhe gazlotsjellës.

Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodjan Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat