Si çdo të hënë meteorologu pranë Meteoalb Albania, Hakil Osmani tregoi për Euronews Albania situatën meteorologjike në vend dhe rajon për javën.
Moti gjatë kësaj jave do të jetë i qëndrueshëm sipas Osmanit ku herë pas here do të kemi dhe prezencë vranësirash.
“Pjesa më e madhe e vendit tonë do të jetë e dominuar nga moti i kthjellët por po ashtu edhe fundjava mbetet me mot të qëndrueshëm me prezencë shumë pak të vranësirave, këto kryesisht në zonat malore dhe lindore të territorit shqiptar,” – tha meteorologu.
Ai tregoi se presim një rritje të vlerave termike ku rritja më e ndjeshme do të jetë në vlerat minimale ndërkohë që maksimumet mbeten konstante me luhatje të vogla termike.
Sa i takon Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përsëri do të kemi mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta. Vlerat minimale do të shkojnë deri në -2 gradë ndërkohë ato maksimale nuk do të jenë më shumë se 10 gradë.