Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi e ka fituar betejën me Covid, pas disa ditëve ku u kurua në spital jashtë vendit. Ai shprehet se tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa falenderon të gjithë ata që u kujdesën dhe u interesuan për të në këto ditë të vështira.
Postimi i Gjunkshit:
Të dashur miq, kolegë dhe të afërm! Si pasojë e infektimit me Covid19, dhe disa simptomave më të rënda se normalet, për disa ditë u kurova në spital. Fatmirsisht tani që flasim jam rikuperuar dhe ndihem shumë mirë.
Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19. E për këtë u detyrohem shumë personelit shendetsore, familjes sime që kontribuan në shërimin tim të plotë.
Nuk mund të lë pa falënderuar miqtë, kolegët që me mesazhet, telefonatat më dhanë mbështetje e kurajo, për të përballuar COVID-19! Mbani maskën! Rruani distancën! Mbani higjenën personale!