Në varrezat e Sharrës në Tiranë rikthehet fenomeni i korrupsionit për të gjendur një vend prehje për ata që ndërrojnë jetë. Kamera e Ora News ka investiguar se si mund të prenotosh një vend varri në parcelat e hyrjeve kryesore . Tashmë duhet të paguash para nën dorë tek punonjësit e varreve për të gjetur një vend të lirë te parcela pranë hyrjeve kryesore.
Gazetari: Ky tek bidonat është zënë?
Punonjësja: Shko fol me përgjegjësin, po të mori nuk di gjë unë.
Gazetari: Pse kush e vendos?
Punonjësja: Përgjegjësi e vendos, nuk e vendos unë.
Sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora News, sekserët mund ti gjesh brenda rrethimit. Janë ata që e dinë se ku ka varre të rezervuara.
Punonjësi: Ti do me e gjet një vend këtu afër, të kuptoj unë , por në qoftë se ka dikush që e ka ruajtur
Gazetarja: Ku ta gjej unë këtë vendin?
Punonjësi: Do të pyes unë tani, do interesohem unë.
Skemën sesi funksionon e tregon punonjësi, ku sipas tij për të gjetur një vend të mirë në afërsi të hyrjeve kryesore, kushton 50 deri në 60 mijë lekë.
Gazetari: Sa mund të shkojë afërsisht.
Punonjësi: 500 -600 mijë kaq. Një gjë e tillë.
Gazetari: Ti sa do?
Punonjësi: Sa dua unë tani… po për mua nuk ka gjë shif e bëj vetë tani.
E gjithë skema bëhet në bashkëpunim.
Punonjësi: Do të bisedoj unë me ato shokët tani, e do bien në kompromis ato me përgjegjësin.
Punonjësja: Ne se dimë çfarë loje bëjnë këtu atom ne e dimë që përgjegjësi i ka në dorë të gjitha.
Edhe pse gjithçka bëhet në mes të ditës, përgjegjësi i varreve në sektorin Sharrë mohon fenomenin. Në kryeqytet shërbimi i varrimit pranë bashkisë kushton 250 mijë lekë.