Fatmir Mediu kritika opozitës: Duhet të reagojë për nismën e votimit online

Shqipëria

Fatmir Mediu kritika opozitës: Duhet të reagojë për nismën e votimit online

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Fatmir Mediu kritika opozitës: Duhet të reagojë për nismën e votimit online

Në takimin e radhës me koordinatorët e Partisë Republikane , kryetari i  Partisë Republikane Fatmir Mediu akuzon  Edi Ramën për vendimin  për të ndaluar aktivitet politike të opozitës me pretendimin e luftës kundër COVID-19. Sipas  tij qëllimi është shkatërrimi i zgjedhjeve të 25 Prillit.

Fatmir Mediu: Edi Rama shkatërroi konceptin e shtetit për të thënë që shteti jam vetëm unë dhe e bëri këtë për interesat e veta të kontrollit, por edhe për të larguar pjesën aktive të shoqërisë nga politika, për ta parë politikën si një gjë të pavlefshme. Më tej varfëria, korrupsioni, bëri që një pjesë e madhe e shqiptarëve të largohen nga Shqipëria, të rinj dhe të reja profesionistë, mbi 500 mijë.

Për kryerepublikanin është shqetësuese nisma për votimin online ndaj dhe kërkoi reagimin e opozitës

 Fatmir Mediu: Shqetësimi im është që Edi Rama po përgatitet për një fushatë të quajtur virtuale, për votime online nëpërmjet platformës e-albania. Opozita në qoftë se mendon se do të jetë vëzhguese e procesit dhe të shikojë se çfarë do të thotë pas procesit, asnjë gjë nuk ndryshon pas procesit. E vetmja mënyrë është që ne duhet të bashkohemi në çdo qendër votimi sot si opozitë dhe të përpiqemi që t’i vëmë fre manipulimit, krimit, korrupsionit dhe t’i vëmë fre tendencës së Edi Ramës për të kontrolluar çdo gjë në jetën tonë, sepse do të jetë vonë në qoftë se nuk reagojmë shpejt.

Edhe një herë Mediu theksoi se opozita nuk duhet të lejojë Ramën të shkelë Kushtetutën duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat