Domino në kohë Covidi! Qytetarët e Fierit nuk respektojnë masat pandemike

Shqipëria

Domino në kohë Covidi! Qytetarët e Fierit nuk respektojnë masat pandemike

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Qytetarët e Fierit

Pensionistët e Fierit po sfidojnë pandeminë duke u mbledhur pa distancim social dhe pa maska, si në kohë të zakonshme.

Të moshuarit në këtë qytet, duket se nuk po i repsektojnë masat e vendosura kundër koronavirusit.

“Në përgjithësi masat nuk ruhen, sepse nuk i kanë të gjithë këto (maskat).”

Të tjerë thonë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes vetë dhe jo me detyrim.

“Duhet të ruhemi vetë dhe jo ta kemi si diktaturë.”

Qarku i Fierit është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi, me 3937 raste, 1747 prej të cilëve aktualisht janë  aktivë. Që nga shfaqja e pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën nga koronavirusi 84 qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat