Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me dhunën policore ndaj protestuesve në 5 ditët e protestave të zhvilluara për vrasjen e 25 vjeçarit nga një efektiv i policisë.
Pollo shkruan se për këtë opozita do të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, për të dorëzuar para drejtësisë shkelësit në radhët e policisë
Genc Pollo: Dhuna antiligjore e policisë së qeverisë rilindiste po vazhdon; edhe ndaj protestës paqësore ku mungojnë vandalizmat anësore siç e pamë dje, edhe ndaj të miturve siç e kemi parë gjithë këto ditë.
Që t’a dinë mirë që sot se paligjshmëria do të ndëshkohet opozita të angazhohet për një komision hetimor qeveritar mbas 25 prillit, i cili, bazuar në raportet e Avokatit të Popullit, shoqatave për te drejtat e njeriut, medies etj., të hetojë e të gjejë shkelësit në radhët e policisë e t’ja dorëzojë drejtësisë.