Rama 5 ditë në New York për vaksinën, CEO i Pfitzer: Nuk e kam ende

Shqipëria

Rama 5 ditë në New York për vaksinën, CEO i Pfitzer: Nuk e kam ende

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Edi Rama dhe Albert Bourla

Kryeministri Edi Rama qëndroi 5 ditë në New York, sipas tij, për të diskutuar nga afër me prodhuesit e vaksinës anti-Covid.

Madje ai postoi edhe një foto me CEO e Pfizer Albert Bourla.

Por Albert Bourla, në një komunikim të fundit me mediat amerikane, është shprehur se edhe ai vetë nuk e ka në dorë vaksinën.

 “Nuk e kam marrë ende vaksinën. Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën. Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë’, është shprehur ai, citon CNN.

Atëherë pyetja që lind është: për cilën vaksinë u takua Rama me Bourla? Dhe pse u shfaqën të dy në një galeri arti njujorkez dhe jo në zyrat e kompanisë farmaceutike?

Rama në Twitter: “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t’ia dalim,pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat