Duke reaguar pas një raporti të Zërit të Amerikës, sipas të cilit kultivimi i kanabisit pësoi rritje për të dytin vit radhazi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se rritja është ‘koncesion’ për grupet kriminale.
Kreu i shtetit thotë se me anë të përfitimeve marramendëse nga kanabisit, këto grupe kriminale kontrollojnë qarqet elektorale.
Sipas tij, lufta ndaj drogës është kusht për integrimin evropian të vendit.
Ilir Meta: Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.
Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.
Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.
Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!