Opozita fshihet pas protestave për Klodian Rashën? Përgjigjet Monika Kryemadhi

Shqipëria

Opozita fshihet pas protestave për Klodian Rashën? Përgjigjet Monika Kryemadhi

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

E ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Kryemadhi tha se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështy edhe akuzave të mazhorancës.

“Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve. Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër. Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit”, tha kryetarja e LSI. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat