Grida Duma e Partisë Demokratike në Shqipëri ka folur për trazirat në Shqipëri që nisën pas vrasjes së një 25 vjeçari nga policia në Tiranë.
Në emisionin Pressing në T7, Duma thotë se protestat nuk janë politike por qytetare.
“Është protestë poltësisht qytetare. Nuk është protestë partiake”, thotë Duma.
“Gjithçka që ndodhi dukej si kronikë e paralajmëruar. Dhuna dhe agresioni brenda institucioneve do të çonte deri diku e në fillesë e quajtën plotësisht një çështje të viktimës, duke i adresuar atij elemente që nuk i kishte”, thotë ajo.
Duma ka kërkuar përgjegjësi, pasi sipas saj në ditën e krimit, shteti tentoi të mbulonte të vërtetën.
“Duhet të mbahet përgjegjësi për fshehjen e një krimi që nuk u krye në mënyrë aksidentale”, thekson ajo.
Por pse po hesht lideri i PD’së Lulzim Basha duke mos qenë pjesë e protestave.
“PD është një parti e cila sot duhet të ketë risinë, përshtatjen me kohën etj. Gjykimi im për sjelljen e kryetarit të PD’së është i arsyeshëm i momentit. Gjithmonë është gjykuar dhe paragjykuar nëse përfitohet nga kauzat”, thekson ajo.