Kryemadhi: Do ishte vrasje e dyfishtë të bëhej politikë me vrasjen e Klodian Rashës

Shqipëria

Kryemadhi: Do ishte vrasje e dyfishtë të bëhej politikë me vrasjen e Klodian Rashës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:35
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se në rast se partia e saj do të kishte organizuar në krye të saj. Ajo theksoi se është një e drejtë e të rinjve të protestojnë ndërsa shtoi se do të ishte vrasje e dyfishtë nëse do bëhej politikë me dhimbjen e familjes.

“Niko Peleshi është ish zv kryeministër. Vajza e Niko Peleshit ishte në krye të protestës. Shumë mirë ka bërë ajo por edhe mbesa e Gramoz Ruçit që ka bërë status në Facebook. Nuk ka asgjë të keqe të irritohesh kur ndodh një ngjarje e tillë.

Po të ishte e organizuar mos ki merak se do isha unë vetë në krye të protestës. Mendoj që është një e drejtë e çdo të riu dhe të re që të protestojë. Është një provokim i dyfishtë dhe është faj, nuk është më gabim. Do ishte nder për LSI të organizoja një protestë si kjo. Për mua është vrasje e dyfishtë nëse bëhet politikë me dhimbjen e familjes.

Edhe kur ndodhi tërmeti, ju nuk e patë Kryemadhin të shkonte dhe të qante në rrënojat e tërmetit. Sot them se atje ku i kanë pasur shtëpitë banorët, të rindërtohen. Për vrasjen e Klodian Rashës nuk kemi ende një histori të vërtetë se çfarë ka ndodhur, a janë përleshur, a janë njohur. Asnjëri nga ne nuk mund të bëjë politikë me një gjë të tillë. Një reagim të tillë nuk do vinte po mos të kishte provokuar policia”, deklaroi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat