Aksident në bulevard, përfshihen tre makina, një nga drejtuesit u mor me autoambulancë

Shqipëria

Aksident në bulevard, përfshihen tre makina, një nga drejtuesit u mor me autoambulancë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Pamje nga aksidenti

Tre makina u përfshinë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme te ura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve ka pasur nevojë për shërbim spitalor dhe është marrë me autoambulancë.

Nuk kanë munguar dhe dëmet materiale në mjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, pasi siç tregiojnë dëshmitarët “Porsche” i zi në mes dy makinave të tjera po lëvizte me shumë shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat