I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, një protestues 17-vjeçar i cili do të mbetet anonim u shpreh se në protestë ka dalë për të drejtat e tij.
Protestuesi: Kemi dalë në protestë për të drejtat tona. Kjo është një propagandë e bërë nga Rilindja.
Unë kam dalë për të kërkuar drejtësi për të ardhmen time. Dua të rritem në këtë vend dhe jo në vend tjetër.
Çështja e Ardit Gjoklajt është që një çështje që nuk është zbardhur. Në polici janë ndryshuar dëshmitë e minorenëve. Po shantazhohen fëmijët. Nuk janë lënë avokatët dhe prindërit që të takojnë fëmijët e tyre.