Berisha: Opozita duhet të përgatitet edhe për ‘20 shkurt’

Shqipëria

Berisha: Opozita duhet të përgatitet edhe për ‘20 shkurt’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE edhe dyshimet se kryeministri Edi Rama po përgatitet për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se opozita duhet të përgatitet edhe për skenar si ai i 20 shkurtit 1991.

“Opozita duhet të përgatitet qoftë për zgjedhje, qoftë për 20 shkurt. Përndryshe ajo nuk ka përmbushur misionin e saj.

Edi Rama meriton çdolloj ndëshkimi me këtë që u ka bërë shqiptarëve, me këtë spastrim etnik, duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit,” tha Berisha.

Sipas tij, Rama është shndërruar në vegël të Beogradit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat