I shtruar prej 20 ditësh në spital, humb jetën edhe një mjek nga koronavirusi

Shqipëria

I shtruar prej 20 ditësh në spital, humb jetën edhe një mjek nga koronavirusi

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Frederik Kekezi

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 25 numrin në total.

Dr. Frederik Kekezi nga Gjirokastra, ish-mjek anatomopathollog  pranë spitalit rajonal, humbi betejën me virusin potencialisht vdekjeprurës.

Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.

Doktor Kekezi ishte prej 20 ditësh i intubuar në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat