Policia gjatë protestave të ditëve të fundit duket se nuk ka qenë në kontroll të sjelljeve të saj.
Policia ka ushtruar dhunë dhe ka bërë shoqërime e arrestime të protestuesve duke mos kursyer as të miturin.
Madje në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ata nuk denjojnë që ta vërtisin shkopin e gomës as ndaj kolegëve të tyre.
Ne sjellim edhe një video tjetër ku dëshmohet turravrapi dhe ngutja e policisë për të dhunuar dhe për t’i hedhur gaz ose spaj për sytë kujtdo që i del përpara.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe me një çifti i cili ka qenë duke qëndruar për qejfin e tyre në trotuar dhe një efektiv i FNSH-së u hedh spaj në fytyrë.