Covid 19 ka regjistruar një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Një tjetër mjek ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar në 25 numrin në total.
Bëhet fjalë për mjekun gjirokastrit, Frederik Kekezi, ish-mjek anatomopathollog pranë spitalit rajonal, i cili kishte 20 ditë i shtruar në spital i intubuar.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.
Para pak ditësh u nda nga jeta mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi.