Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi është kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunimi” dhe janë vënë në pranga:
E. L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L
L. XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.