Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion”, se si është përfshirë Lulzim Basha në Partinë Demokratike.
Sipas tij të vetmit që kanë kandiduar për kryetar të PD-së kanë qenë atëherë Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.
Berisha e mohon të ketë qenë ai që e ka përzgjedhur Bashën si kryetar të PD-së.
A e përzgjodhet ju Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike?
Sali Berisha: Absolutisht jo
Nuk ndërhytë fare në proces?
Sali Berisha: Jo. Erdhi dhe më tha. Pas tij erdhi i ndjeri Sokol Olldashi.
Nga nënkryetarët tuaj?
Sali Berisha: Asnjëri. Vetëm këta të dy erdhën dhe u mirëpritën. Unë mendova që udhëheqja tjetër e partisë të mos lobonte as për njërin as për tjetrin, për të mos krijuar çarje.