Në Elbasan është hapur spitali COVID 5, ku do të jenë në dispozicion 18 shtretër. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalkën e saj tha se hapja e këtij spitali është pjesë e skenarit.
“Janë tre pavionë për tu përfshire në funksion të mbështetjes së qytetarëve që do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 18 shtretër që kanë infrastrukturën e nevojshme në funksion të standardeve që ne kemi vendosur për spitalet rajoanle.
Jemi duke e përballuar këtë situatë nëpërmjet investimeve që kemi bërë në sistemin shëndetësor.
Do të jenë 5 spitale rajonalë që do të vendosen në dispozicion, janë 600 shtretër të vendosur në dispozicion të pacientëve me covid.
Ne kemi duke e përballuar këtë situatë. Jemi në një situatë të qëndrueshme. Ende nuk kemi një ezaurim të kapaciteteve, por ashtu sikurse kemi thënë që nëse do të kemi rritje të rasteve do të hapim spitalet rajonale”, tha Manastirliu.