Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qytetarët ndërkohë që shënohet 10-vjetori i liberalizimit të vizave. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale kreu i shtetit bën thirrje: “Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!”
“Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.
Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!”, shprehet Meta.