Për kreun e PD, Lulzim Basha, ‘anija’ e Edi Ramës po fundoset. Në konferencën me gazetarët, kreu i demkoratëve i bëri thirrje kreut të qeverisë që ti japë fund maskaradës, që sipas tij po merr jetë njerëzish.
Basha tha se në 25 prill do të largohet e keqja, por deri atëhere, u shpreh ai, është detyra ime që të bëj presion.
“Thirrjes time për planin me 5 pika i janë bashkuar shumë specialistë edhe socialistë. Është thirrje për ti dhënë fund kësaj maskarade dhe të mos shkaktosh fatkeqësi dhe humbje jete vetëm e vetëm se je peng i krimit dhe oligarkisë.
Duhet të nisësh urgjent paketën e ndihmës, së pari për shëndetësinë. 6 muaj bëjmë thirrje për hapjen e spitaleve rajonale dhe sot njoftohet hapja e spitalit.
Mjekët janë të shteruar, spitalet janë në kolaps.
Saldatorët janë bërë ekspertë të furnizimit të njerëzve me oksigjen dhe ky vazhdon me premtime boshe dhe gënjeshtra dhe e tregon fajtorin gjetkë.
25 prilli do ti japë fund kësaj të keqe, por deri atëherë është detyrua imë dhe tuaja që të ushtrojmë presion që paratë dhe borxhi i marrë të shkojë për ndihmë të vërtetë. Anija e Edi Ramës po fundoset.
25 prilli është shumë larg për shumë prej jush, por është mjaftueshëm kohë për të na bërë të gjithëve bashkë për të arritur largimin e Edi Ramës. E vetmja shpresë është bashkimi me Opozitën dhe ti mbyllni veshët nga propaganda”, tha Basha.