2020 ka qenë një vit i vështirë për Bashkinë e Lezhës, pasi tërmeti dhe pandemia kanë ndikuar tek financat e kësaj njësie vendore.
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu pranoi nivelin e ulët e mbledhjes së taksave, ndërsa argumentoi se për shkak të situatës së krijuar nuk është vepruar me dorë të hekurt ndaj biznesit.
“Dy traumave shumë të forta që ka kaluar bashkia, tërmeti dhe pandemia. Normalisht edhe niveli i mbledhjes së taksave është i ulët, sepse nuk kemi vepruar me dorë të hekurt ndaj biznesit, i kemi dhënë lirshmëri.”
Nga ana tjetër Ndreu tha se ulja drastike e numrit të punonjësve ka dhënë ndikim pozitiv pasi ishin para që shkonin në mënyre të pa argumentuar.
“Një sasi të madhe parash ne e kemi përfituar vetëm nga ulja drastike e numrit të punonjësve, pra kanë qenë lekë që shkonin në mënyrë të paargumentuar.”
Mungesa e të ardhurave ka sjell dhe reduktim të investimeve të planifikuara për t’u realizuar gjatë këtij viti nga Bashkia Lezhë.