‘Zero karakter për të thënë stop’, Basha i përgjigjet Ramës: Ka ngritur shtet policor për t’i zgjatur jetën kufomës së tij politike

Shqipëria

‘Zero karakter për të thënë stop’, Basha i përgjigjet Ramës: Ka ngritur shtet policor për t’i zgjatur jetën kufomës së tij politike

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Lulzim Basha

Kryeministri Rama në konferencën për ekonominë tha se ndihej i keqardhur për liderin demokrat Lulzim Basha që përballë situatës me dhunën në protesta ka heshtur. Ai e cilësoi Bashën si një kryetar partie pa forcë karakteri për të thënë stop.

Kësaj deklarata Kreu i PD i është përgjigjur duke thënë se distancohet dhe dënon dhunën e Edi Ramës dhe shtetit policor që ka ngritur me të cilën mendon se do i zgjasë jetën kufomës së tij politike.

Lulzim Basha: Jo vetëm që distancohem por dhe e kam dënuar dhunën e Edi Ramës dhe shtetit policor që ka ngritur me të cilën mendon se do i zgjasë jetën kufomës së tij politike dhe regjimit të tij të dështuar 7 vjeçar të premtimeve të pambajtura. Kam kërkuar dhe zyrtarisht dje hetimin e dhunës së Edi Ramës e të Ardi Veliut dhe një grushti horrash që e bëjnë me turp pjesën më të madhe të policisë së shtetit që janë familjarë po kështu të turpëruar nga dhuna dhe nga keqpërdorimi. Prindër dhe ata me fëmijë që po iu plas shpirti, mezi po presin dhe ata ndryshimin e madh që do të vijë më 25 prill.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama është personifikim i dhunës duke përmendur të gjitha ngjarjet në të cilat policia e shtetit ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

Lulzim Basha: Edi Rama është pengu i  dhunës kriminale që është shkaktuar nga aleanca e tij me oligarkët dhe me  krimin. Është personifikim i dhunës, i shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive të shqiptarëve, pengu i oligarkëve që i nxori me gaz familjet nga shtëpitë e tyre nga fundi i bulevardit, përfshi dhe fëmijë 5 vjeçarë dhe ju rrahu nënat. A ka shqiptarë që nuk e mban mend. Arrestimin e shoqërimin e grave në moshë te Unaza e Re, rrahjen brutale të artistëve, pasi shembi Teatrin Kombëtar.  Dhunën e këtyre ditëve kundër të  miturve 12-13 vjeçar. Ky është brezi që ka dalë në rrugë e thotë mjaft më. Një pjesë largohet, një pjesë reziston ndaj dhunës së Edi Ramës, përgjigja e vetme e të cilit është më shumë dhunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat